Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha nuk japin më siguri! Diskutimi më i madh te Kombëtarja, a po vjen koha e Simon Simonit?

Dikur, porta ishte siguria më e madhe e Kombëtares. Atje rivalizonin dy portierët që ishin titullarë në ekipet e tyre të Serisë A, Strakosha dhe Berisha. Madje aq e sigurt ishte porta, aq sa gardianët e rinj ishin të demoralizuar se mund të merrnin ndonjëherë shansin e tyre për të luajtur te Shqipëria, duke parë “rivalët” që kishin përballë.

Por në fakt nuk rezulton kështu, vetëm pak kohë ka kaluar dhe situata ka ndërruar tërësisht. Etrit Berisha vazhdon që të jetë i burgosur te Torino. Për shkak të sherrit me trajnerin Juric, ky i fundit nuk po e grumbullon më portierin shqiptar prej javësh dhe nuk e lë të stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve.

Kjo do të thotë se Berisha do të gjejë edhe një skuadër të dobët në fund të këtij sezoni, duke mos i lënë mundësinë për të qenë sërish në elitën e futbollit italian. Nga ana tjetër Strakosha e ka treguar te Kombëtarja që nuk mund të jetë siguri absolute. A po vjen koha e Simon Simonit? Portieri i ri që po rritet te Frankfurti mund të mbajë në duart e tij të ardhmen e Shqipërisë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online