“Është Van Basteni i portierëve, vjen pas Ronaldos dhe Mesit”! Christian Vieri i marrosur pas Maingnan: Kushton 200 milionë euro, duket sikur nuk do pësojë kurrë gol

Christian Vieri është i marrosur pas portierit më të mirë të momentit në Europë, Maignan. Ky i fundit shkëlqeu edhe në ndeshjen e djeshme të Milanit kundër Napolit në Champions League. Nga ana tjetër, Vieri e ka ngritur jo pak figurën e francezit.

“Mike Maignan është Van Basteni i portierëve, është fenomenal. Pas Ronaldos dhe Mesit vjen Maignan. Kur e sheh në stadium të krijon idenë se nuk do të pësojë kurrë gol. Milani me të do të kishte 10-12 pikë më shumë në kampionat, nëse nuk do ishte dëmtuar. Milani e bleu për 15 milionë euro? Tani ai kushton 200 milionë euro”, tha Christian Veri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online