Thirrjet raciste, Napoli vendos të largohet nga fusha

Sfida në Bergamo ndërmjet Atalantës dhe Napolit, që mbyll javën e 14-të të Serisë A, nuk do të jetë një ndeshje normale. Përballja në “Atleti Azzurri d’Italia” do të jetë edhe një provë pjekurie, e kërkuar nga tifozët bergamaskë.

Situata lidhet me polemikat e rihapura nga Karlo Ançeloti dhe tifozët e Napolit, kundër diskriminimit territorial. Shkak u bë deklarata për shtyp e tifozëve ultras të Atalantës (ata që një vit më parë hodhën shishe dhe bërtisnin kundër Kulibali), të cilët premtonin se do të ironizonin lojtarët dhe drejtuesit të Napolit rreth origjinës së tyre.

Por, këtë herë te Napoli kanë ndërmend të reagojnë. Ideja është ajo e braktisjes së fushës dhe nëse episodet e racizmit përsëriten, atëherë ideja do të bëhet një lëvizje konkrete. Vendimi është marrë nga klubi dhe të gjithë janë gati të luftojnë kundër mungesës së tolerancës në sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *