Thierry Henry i jep një “shuplakë” arrogantit Mbappe pas kërkesës për largim nga PSG: Nuk është mësuar kurrë t’i thonë JO këtij…

Kylian Mbappe është në qendër të vëmendjes pasi dolën spekulime se dëshiron të largohet nga PSG. Mbappe këtë verë vendosi të qëndrojë te klubi francez, me të cilin vazhdoi kontratën edhe për tre vite të tjera, edhe pse ishte thuajse e sigurt se do të shkonte te Real Madrid.

Mirëpo, ky sezon nuk nisi për të siç kishte shpresuar, sepse gjithnjë e më shumë po shkruajnë se sa i pakënaqur është ai në klub dhe se nuk i ka marrëdhëniet më të mira me bashkë lojtarët.

Ditën e djeshme u shfaqën informacione se Mbappe synon të largohet nga PSG-ja që në janar pasi është jashtëzakonisht i pakënaqur me situatën në skuadër dhe në radhë të parë me rolin e tij në fushë.

Thuhet se Mbappe do të donte të luante si sulmues qendror te PSG dhe është i pakënaqur që i duhet të luajë në krahun e djathtë pothuajse çdo ndeshje. Ai arriti një marrëveshje këtë verë që do të kishte më shumë autoritet në skuadër, por është e qartë se nuk rezulton kështu.

Për të gjitha këto ka folur mbrëmë edhe legjenda Thierry Henry, i cili e kritikoi të riun francez dhe i tha se më në fund ka ardhur koha që Mbappe të kuptojë se si funksionon futbolli dhe se më e rëndësishmja është të vendoset skuadra në radhë të parë.

“Këtu do t’ju jap një shembull personal. Nuk më pëlqeu as të luaja në krah në Barcelonë, megjithatë e bëra për ekipin. Ka një rregull të thjeshtë: “Nëse trajneri ju kërkon të bëni diçka që do të ndihmojë ekipin, ti bëje”! Nëse e dëmton skuadrën, unë do të debatoja me trajnerin”, tha Henry.

Ai tha se ishte e qartë se Mbappe nuk kishte qenë kurrë në një situatë të tillë dhe se nuk ishte mësuar që diçka të mos i shkonte. “Asnjëherë në karrierën e tij nuk ka marrë “jo”. Ata thonë se nuk i plotësojnë kushtet e tij, nuk e di cilat janë kushtet sepse nuk kam qenë aty kur kanë rënë dakord, por është e dukshme që e shqetëson se ai nuk luan në pozitën klasike të nëntë sepse është i vetmi në ekip që mund ta bëjë këtë.

Në fund, klubi është gjithmonë më i madh se të gjithë. Por pyetja është nëse ata e bëjnë të ditur se klubi është më i rëndësishmi apo ka pasur përshtypjen se ai është më i rëndësishëm se klubi”, u shpreh Thierry Henry. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online