Ekipi i La Liga nuk e lëshon piratin shqiptar, shihni mbështetjen që i jep edhe në “detin e trazuar”

Një ndeshje me plot ulje-ngritje ishte ajo e Vedat Muriqit ndaj Elche. Fillimisht sulmuesi shqiptar humbi penalltinë në minutën e 12-të. Në minutën e 71-të, kur skuadra ishte duke humbur me rezultatin 1-0, Muriqi realizoi nga 11-metërshi, duke kompensuar gabimin e bërë në fillimin e lojës.

Megjithatë, për nerva të momentit, sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me kartonin e keq në të 87-tën, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. Fatmirësisht për 28 vjeçarin, skuadra nuk pësoi tjetër gol.

Edhe pse ishte lojtari më i kritikuar i ndeshjes, skuadra e Mallorcas i dhuroi mbështetjen e plotë Vedat Muriqit. “Ngrije shpirtin, pirat”, ka shkruar Mallorca në rrjetin social “Twitter”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online