Theu rregullat e vendosura nga UEFA, qeveria europiane hap hetim zyrtar për Zllatan Ibrahimoviç

Përfshirja e Zllatan Ibrahimoviç në një kompani bastesh bëri bujë të madhe jo vetëm në mediat suedeze por edhe në ato ndërkombëtare. Edhe pse sulmuesi 39-vjeçari i Milanit zotëron vetëm 10% të “Bethard”, kjo është e ndaluar rreptësisht nga Uefa. Siç mësohet ditën e sotme, Uefa ka nisur një hetim zyrtar ndaj Zllatan Ibrahimoviç. Këtë e ka pranuar vetë organi më i lartë i futbollit në një deklaratë zyrtare, ku thuhet se lojtari mund të ketë përfituar financiarisht në mënyrë te padrejtë nga kjo kompani.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA-s nga z. Zlatan Ibrahimovic për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh”.- shkruhet në deklaratën e Uefa-s./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *