“Thesari“ i Milanit me statistika që të lënë pa fjalë, 13-vjeçari që ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje

Milani ruan një “thesar” të vërtetë në akademinë e vetë. Vetëm 13 vjeç, por Françesko Kamarda ka vendosur statistika që të lënë pa fjalë. Talenti i kuqezinjve ka arritur që të shënojë plot 483 gola në vetëm 87 ndeshje. Shifra mbresëlënëse këto, ku mesatarja e golave për ndeshje është 5.5.

Vlen të përmendet fakti se shumë prej golave nuk janë shënuar në ndeshje 11 kundër 11, por gjithsesi numrat të bëjnë menjëherë përshtypje. Kombëtarja italiane nuk ka humbur kohë dhe menjëherë e ka bërë pjesë të ekipit U15./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *