“Na e ka thënë edhe Uzuni”, lojtari i Ferencvaroshit e ka të qartë për kuqezinjtë: Shqiptarët luajnë në Itali, e dimë rëndësinë e ndeshjes

Pas tre ditësh Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit për të luajtur ndeshjen e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022. Kjo sfidë është e një rëndësie të madhe për të dyja kampet, të cilët dëshirojnë vetëm fitoren. Në Hungari e dinë forcën e kuqezinjve dhe nuk kanë ndërmend ta marrin aspak lehtë ballafaqimin e dytë e ekipin e udhëhequr nga Reja.

Balint Veczei ka folur për mediat ditën e djeshme rreth duelit të ardhshëm me Shqipërinë. Lojtari i Ferencvaroshit shprehet se edhe Uzuni i ka paralajmëruar për cilësitë e Kombëtares shqiptare, me të cilën mesfushori ndan kujtime të veçanta. Kjo për faktin se pikërisht ndaj Shqipërisë ka bërë debutimin e tij me Hungarinë në një miqësore të vitit 2014 që e fitoi me shifrat 1-0.

“Po kaloj një periudhë shumë pozitive në klubin tim. Dua që ajo të vazhdojë edhe në ekipin kombëtar. Dikur ishte ndeshja kundër Shqipërisë që debutova, pastaj fituam, dua të mbaj balancën time 100 për qind ndaj tyre. Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, dhe gjithashtu se do të jetë e vështirë pa tifozët. Por ne tashmë kemi përvojë me këtë, nuk duhet të jetë problem.

Shumë shqiptarë janë në ligën italiane, ata kanë lojtarë të mirë. Uzuni na tha gjithashtu se ata janë lojtarë individualë me cilësi shumë të mirë. Ne duhet të jemi më të bashkuar si ekip, kemi forcën për të luftuar për njëri-tjetrin”, ka thënë Balint Vecsei./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online