Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, dhe Zoran Lakovic, Drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA, ka mbërritur sot në Tiranë dhe kanë ndjekur ecurinë e punimeve në Shtëpinë e Futbollit dhe në Arenën Ndërkombëtare.
Theodhoris ka folur për mediat dhe tregon se është o befasuar me atë çka po ndodh në vendin tonë. “Qëllimi i vizitës sime është që të takoja një mikun tim të mirë para festave dhe të shikoja punimet në dy projektet e FSHF-së, stadiumin dhe zyrat e reja. Mund t’iu them që kam mbetur i befasuar. Më vjen mirë që Shqipëria ka hyrë në epokën e modernizimit. Kemi edhe projektin ‘Hat-Trick five” dhe jemi të gatshëm t’iu mbështesim me investime, sikurse kemi bërë edhe me federatat e tjera. Nuk jamë këtu për të mbështetur kandidaturën e presidentit Duka për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, pavarësisht se ai është dhe ka qenë miku im edhe përpara se të isha Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s.
SUPERKUPA E EUROPËS – “Pse e kufizoni veten vetëm në një kompeticion të vetëm?! Nuk e di nëse do të luhet Superkupa e Europës një ditë në Shqipëri. Fillimisht duhet të mbarojnë punimet dhe më pas FSHF të shpallë kandidaturën. Por ka edhe kompeticionet të tilla përveç Superkupës. Ne jemi të gatshëm dhe të hapur, por më pas vendos Komiteti Ekzekutiv”, përfundoi Theodore Theodoridis.