Thanë se nuk e njohin si shtet dhe nuk duan të luajnë me ta, ish-trajneri tregon shqetësimin e vërtetë: Rumania nuk është më lart se Kosova tani

Në Rumani është hapur një debat i madh sa i përket shortit me Kosovën. Menjëherë kanë nisur zërat në vend që Federata e Futbollit në Rumani të mos luajë kundër dardanëve, pasi nuk e njohin si shtet. Por nga ana tjetër UEFA jo vetëm që do t’i jepte gjashtë pikë në tavolinë Kosovës, por njëkohësisht mund ta përjashtonte Rumaninë.

Cili është shqetësimi real i rumunëve? Për të dhënë një ide më të qartë, ishte pikërisht ish-trajneri i Rumanisë, Victor Piturca, që tregon të vërtetën. “Nuk besoj se Rumania është më lart se Kosova tani. Nuk e di vlerën e vërtetë të Kosovës, por pashë se kanë marrë disa rezultate të mira, se kanë disa lojtarë të mirë që nga koha e ish-Jugosllavisë. Për ne këta kundërshtarë janë më të vështirët”, u shpreh Piturca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online