Nga Klaudio Ndreca
Zlatan Ibrahimoviç është vetë Milani dhe po i kthen kuqezinjtë në periudhat e arta që kanë përjetuar vite më parë. Shtatë gola ka shënuar sulmuesi suedez në këtë fillim të sezonit të ri, atje ku ka humbur edhe disa takime pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus.
Asgjë nuk mund ta ndali dhe në përballjen e sotme ka dhuruar një gol fantastik me akrobaci dhe asistin për Kessie, në fitoren e marrë në shifrat 1-2 kundër Udinezes. Në intervistën e dhënë për mediat pas përfundimit të takimit, nuk mund të mungojë edhe spektakli i fjalëve të suedezit, për të vazhduar paraqitjen e mrekullueshme ashtu edhe si në fushë.
“Unë thjesht po bëj nxehjen. Ata thanë disa muaj më parë se kush është kthyer te Milani ka dështuar. Kështu thanë edhe për mua, por nuk e humba kurrë dëshirën. Kam mentalitetin që besoj në veten time dhe atë që bëj, ditë pas dite. Kam një ekip që punon mirë. Ne jemi skuadra më e re në Europë, më bëjnë edhe mua që të ndihem i ri. Meritat i takojnë trajnerit që ruan balancat në mënyrë perfekte dhe gjen mundësinë që të më lërë mua për të luajtur. Goli që shënova sot në akrobaci?
Pashë topin dhe vetëm prita që të shkonte në rrjetë për të festuar me shokët. Nuk është një gol i vështirë për mua, kam shënuar shumë në karrierë në këtë mënyrë. Puna ime është që të bëj ekipin që të ndihet i uritur, deri tani nuk kemi fituar asgjë. Kur erdha këtu Milani kërkoi një kontratë më të gjatë, por të jem i sinqertë nënshkrova për 6 muaj pasi nuk doja të pakënaqur. Nëse vazhdoj në këtë mënyrë do t’i them Maldinit: “Nëse ti nuk më nënshkruan edhe një vit tjetër, unë nuk luaj në ndeshjen e radhës. Presioni shkon te Paolo tani, mua më pëlqen presioni. E munda Zlatanin e 2012, ai ishte më i vjetër, sot jam më i ri. Mosha ime si 39-vjeç? E kam vetëm si numër, nuk kam të bëjë me të, e gjitha varet në mënyrën sesi stërvitesh dhe luan ”, ka thënë Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/