VIDEO/ Skena qesharake! Moratës i heqin tjetër gol për pozicion jashtë loje, çfarë feste për thyerjen e mallkimit

Nga Klaudio Ndreca

Një festë e madhe ka ardhur te Juventusi pas golit të realizuar kundër Spezias, atje ku është kërkuar një kohë e gjatë për të pritur vendimin e VAR. Arsyeja? Alvaro Morata! Tashmë nis të marrë gjithçka kuptim për të shpjeguar reagimin emocional të lojtarëve bardhezinjë kundër një ekipi modest në letër.

Pas tre golave të anuluar për pozicion jashtë loje në Seria A dhe tripletës së anuluar për pozicion jashtë loje ndaj Barcelonës, anësorët e kanë gati flamurin për t’i anuluar golin Moratës në çdo rast. Kjo ka ndodhur edhe kundër Spezias, atje ku realizimi mëse i saktë i sulmuesit do të anulohej për pozicion jashtë loje.

E ardhur menjëherë pas tripletës që pati të njëjtin fat me Barcelonën, padyshim që Morata nuk mund t’i besonte syve për atë që po ndodh me këtë eksperiencë të re. Por VAR është futur sërish për të parë më saktësisht aksionin dhe atje do të llogaritej si i saktë goli i Moratës. Një festë çlirimi që është pasuar edhe nga shokët e tjerë të skuadrës të cilët nuk mund ta fshihnin buzëqeshjen e tyre. Më në fund, VAR-i i jep një arsye festimi… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online