“Thamë se dikush tjetër në vend të Vllaznisë do fitonte titullin vjet”, Tahiri: Ja ku jemi, Tirana vetëm 3 pikë para Laçit

Ermal Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa po diskutohej për ndeshjet e kësaj jave që janë luajtur në Superiore, Tahiri ka treguar konkurrencën e madhe në kampionat dhe njëkohësisht ka ndërtuar paralelizëm mes Vllaznisë së vjetshme dhe Tiranës së tanishme.

“Kampionati ka konkurrencë të madhe dhe ka rivalitet, kjo do të thotë se është i shëndoshë. Dinamo nuk ka arriti prapë të fitonte, ka probleme të mëdha dhe serioze, lojtarëve u ka humbur besimi para portës. Tirana ka humbur ndaj Kastriotit dhe e parashikonim si një sfidë të vështirë.

Ka garë për titullin, ka garë për Europën dhe garë për të shpëtuar nga rënia. Në sezonin e shkuar kur Vllaznia nuk mbajti dot vendin e parë thamë se nëse do të ishte një ekip tjetër do të mundte, por ja që ku jemi, Tirana vetëm tre pikë para Lacit”, tha Tahiri. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online