Tha se Shqipëria nuk është favorit për vendin e parë, Duro e krahason Rejën me Vanolin: Këta të huajt! Vijnë dhe thonë se nuk jemi kaq poshtë, pastaj justifikohen

Shpëtim Duro është i pranishëm në studion e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“, ku ka komentuar humbjen e sotme ndaj Izraelit. Trajnerit të Laçit i ka bërë përshtypje deklarata e Rejës, i cili kërkoi nga lojtarët të qendronin me këmbë në tokë, megjithëse vendosi objektiv vendin e parë në grup. Duke marrë shkas nga këto fjalë, Duro krahason teknikun e Kombëtares me trajnerët e huaj që janë të pranishëm në Superiore. Megjithëse vendosi të mos përmendte emra, situata e përmendur të kujton rastin e Vanolit.

“Reja e ka thënë vetë që në nisje, do të dalim në vendin e parë. A e ka thënë vetë këtë gjë? Ore këta trajnerët e huaj janë mjeshtra të fjalës. I kemi edhe në Superiore ne këta, se nuk dua të përmend emra, që vijnë në shkurt dhe thonë: “Ky ekip të bie nga Kategoria? Jo, nuk është ky ekip për këtu”. Pastaj bien nga Kategoria dhe trajnerët thonë, nuk e kam marrë nga fillimi. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, e them sinqerisht, por në të dytën gabuam shumë. Reja duhet të jap llogari për këtë”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online