“Shqipëria ka vite në këto ujëra”! E tha edhe para ndeshjes, Stefa shpjegon problemin e Kombëtares: Nga Uzuni te Broja e Seferi, të gjithë janë titullarë dhe stoli

Gjergj Stefa ishte i ftuar në “Supersport” për të analizuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, e humbur me shifrat 1-2. Përpara nisjes së takimit, analiza e tij ishte paksa ndryshe nga mendimi i përgjithshëm. Teksa pjesa më e madhe e opinionit sportiv e konsideronte edhe barazimin si dështim, Stefa u shpreh se Izraeli ka lojtarë më të mirë dhe më shumë vlera se Shqipëria. Menjëherë pas mbylljes së takimit, gazetari ka theksuar se problemi kryesor i Kombëtares është fakti se askush nuk njeh lojtarët titullarë.

“Në çdo fushë të jetës ne gëzojmë pritshmëri mbi normalen. Pas ikjes së Rusisë, kërkuam të merrnim vendin e parë, e vendosëm veten tonë atje vetë. Unë e thashë dhe para ndeshjes, jemi njësoj në vlera të tre ekipet e mbetura. Kemi ndërtuar pritshmëri më të madhe se ekipi që kemi realisht. Madje edhe në Europian kur shkuam, vetëm një ndeshje fituam në Shqipëri, por kjo është një temë tjetër. Reja? Intervista pas ndeshjes e tij, i shpjegoi të gjitha. Nëse do ishte analist, do ishte njeriu i ditës së sot. Por kur Broja tha se unë nuk e bëra mirë punën time, pranoi, po Reja a e bëri mirë punën e tij?

Ne i marrim trajnerët e huaj se jemi euforik vet dhe nuk e mbajmë ekipin me këmbë në tokë, ndryshe kemi shumë Reja në Shqipëri. Kemi vite që Shqipëria është në këto ujëra. Vetëm Hungarinë kemi mundur në gjithë këto vite ku u mbrojtëm mirë dhe Broja na dha fitoret. Por te kjo Shqipëri është një gjë e çuditshme, ndihen të gjithë titullarë dhe të gjithë lojtarë stoli. Nuk ka stabilitet.

Pra kemi Uzunin që humb katër raste të pastra dhe luan prapë, kemi Broën që zhduket shumë ndeshje dhe vjen tani, kemi Seferin që bën gol dhe pas katër ditësh nuk duket më në fushë. Kemi Bajramin që nuk luan shumë ndeshje dhe rikthehet prapë. Kjo tregon që ekipi nuk ka stabilitet, nuk dihet se kush luan. Shikon sulmin dhe formacionin e Francës, janë po ata që luajnë gjithmonë deri në momentin që del dikush më i mirë për t’i ulur në stol”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online