VIDEO/ Ia la fajin të rinjve që nuk ndiejnë fanellën, shihni gafat e Elseid Hysajt me Shqipërinë në “finalet” e Kombëtares

“Lojtarët e rinj nuk e ndiejnë fanellën si ne dikur”! Kështu u shpreh Elseid Hysaj, që me shiritin e kapitenit në krahë, zgjodhi që të drejtojë gishtin menjëherë pas humbjes me Izraelin në transfertë. Pra kjo disfatë në Tel Aviv ka ardhur sipasojë e elementeve të rinjë që nuk luajnë me shpirt në fushën e blertë, të paktën kjo është teoria e mbrojtësit shkodran. Ndërkohë që para takimit Hysaj siguroi se ishin mjaftueshëm të rritur dhe me eksperiencë për të mos i përsëritur të njëjtat gabime si më parë.

Supozohet se kapiteni duhet të jetë gjithmonë shembull në fushën e blertë, për më tepër një lojtar nga ata të paktë që kanë ngelur në Kombëtare, të cilët e provuan edhe shijen e Europianit të Francës. Por çfarë na mëson historia e kohëve të fundit? Përtej gabimeve të pafundme me fatin që na buzëqesh në disa raste dhe në të tjera ku kundërshtari tregohet i pasaktë, Shqipëria e ka pësuar kryesisht për shkakun e Hysajt.

Le të merremi me dy finalet që ka luajtur Shqipëria në këto kohë, ajo e djeshmja kundër Izraelit që na “fundosi” përfundimisht dhe ajo me Poloninë, që atëherë i dha fund ëndrrës për në Botëror. Një gabim skandaloz, ku pa nisur mirë loja, Hysaj bën gabimin foshnjarak duke i dhuruar një top kundërshtarit që shënon pa kaluar 60 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë.

Meqë jemi duke folur për grintën dhe shpirtin e Kombëtares, po Hysaj, a është më i njëjti? Nëse nuk gabojmë, në një rast të rrezikshëm të Izraelit në pjesën e parë, ishte Arlind Ajeti që e ftonte Hysajn të futej dhe të bllokonte krosimin e kundërshtarit që shkoi rrezikshëm në afërsi të portës së Strakoshës, fatmirësisht pa e devijuar askush për të përfunduar në rrjetë.

Por mbrojtësi shkodran dje kishte vendosur për të lënë të lirë çdo dëshirë të izraelitëve për të krosuar nga e majta. Po e njëjta skenë shfaqet edhe në ndeshjen e parë me Izraelin, atje ku Hysaj sërish rrinte në zonë dhe shikonte sesi na shënonin gol, pa lëvizur as majën e këmbës. Sigurisht, nuk do ta evitonte, por meqë u diskutua për dëshirën e munguar nga lojtarët e rinjë, në fakt vetë Elseidi jep një shembull që është edhe më i keq.

E për ta përmbyllur me atë finale të zhvilluar në Air Albania kundër Polonisë, ku humbëm shpresat për të shkuar në Botëror. Edhe në atë moment, goli do të pësohej sërish për shkakun se Elseid Hysaj nuk do të markonte dot kundërshtarin. Ashtu si edhe tani, lojtari i Lacios na premtoi se këto gabime individuale nuk do të përsëriteshin më dhe se do të kthehej më i fortë. “Përse nuk na ndodhin ne që të shënojmë gola të këtij lloji?”, shprehej asokohe mes mërzisë. Në fund, ne na rezulton se lojtarët e rinjë të Shqipërisë nuk po arrijnë të shkëlqejnë, por të paktën nuk po kthehen fajtor në pësimin e golave. Çfarë ndodh me rastet kur e pësojmë pikërisht prej lojtarëve me eksperiencë dhe pikërisht në momentet vendimtare që për Kombëtaren janë si finale? Gjykimin e bën publiku, në fund, futbolli luhet për ta! /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online