Teutës nuk i falet tjetër hap fals, për kthesën në Laç

Durrsakët janë “të dënuar” të ndryshojnë marsh dhe në transfertën kurbinase synohet maksimumi i pikëve. Trajneri Nica ka më shumë zgjedhje   

Pas barazimit në kampionat me Lushnjën, Teuta thuajse i ka larë duart edhe me Kupën e Shqipërisë, teksa u mund 0-2 nga Skënderbeu në ndeshjen e parë çerekfinale. Edhe në ndeshjen e së mërkurës skuadra e trajnerit Stavri Nica tregoi vështirësi, sidomos në sulm dhe në mbrojtje. E gjitha vëmendja tani kalon te ndeshja me Laçin në transfertë, ku durrsakëve u duhet medoemos të reflektojnë në lojë dhe në rezultat. Nuk kanë asgjë për të humbur dhe me kontingjentin që kanë do të përpiqen të marrin pikët aq shumë të nevojshme në objektivin e qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri Stavri Nica theksoi pas ndeshjes së fundit se duhet ndryshuar së pari mentaliteti i grupit të futbollistëve, që skuadra të shkojë te rezultati pozitiv. Ai priti përforcime në sulm, por ato nuk u bënë dhe pjesa e mbetur e kampionatit duhet përballuar me këtë organikë.

NDRYSHIMET – Në ndeshjen me Skënderbeun Teuta luajti me formacionin më të mirë, sepse alternativat në fakt janë të kufizuara. Trajneri Stavri Nica hodhi në fushë nga minuta e parë mbrojtësin Alhasan dhe në pjesën e dytë edhe mesfushorin brazilian De Marki, i cili dha sinjale pozitive. Ndoshta të dy këta lojtarë do të jenë titullarë edhe në Laç, ku fitorja është detyrim. Edhe mbrojtësi Hërkaç luajti në mesjavë dhe po ashtu gati për ndeshjen e radhës. Mbetet për t’u parë gjendja e lojtarëve të dëmtuar, mbrojtësit Hakaj dhe mesfushorit Dediç. Teuta ka bërë disa lëvizje në merkaton e dimrit, duke forcuar mbrojtjen me Amir Bilalin, Gjeorgjievskin dhe Alhasan. Në mesfushë kanë ardhur Mustafov, De Marki dhe Kruja, kurse në sulm, edhe pse u fol shumë, nuk erdhi asnjë përforcim dhe peshën do ta mbajë Amadu Latif, i mbështetur nga Çyrbja e ndonjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online