“Teutës i ngeci kampionati në dorë”, Shkëlqim Muça për “padrejtësinë”: Dikur na hoqën goli se po binte shi, e fitoi Vllaznia

Shkëlqim Muça ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” që transmetohet në “RTSH”. Atje është komentuar edhe polemika e madhe mes Partizanit dhe Vllaznisë sa i përket rastit të penalltisë. Muça ka thënë se dikur i është hequr goli dhe u anulua ndeshja pasi po binte shi, duke rinisur nga 0-0 edhe pse rezultati ishte 1-0 në momentin e ndërprerjes.

“Nuk mund të bëhen paralele me ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, se ajo ishte skandat. Por Dajën e kuptoj shumë mirë se e kam përjetuar një ndeshje në Peqin. Kemi qenë 1-0 për ne, ndeshja është anuluar se ra shi dhe nuk na lanë. Është bërë pas 48 orëve, 0-0. Na hoqën edhe golin, do filloni 0-0. Prapë me arbitra na hoqën titullin, e fitoi Vllaznia.

Unë e kuptoj Dajën shumë mirë, ndaj është zhgënjyese për trajnerin kur e sheh që është padrejtësi. Të gjithë e kemi përjetuar si trajnerë. Të kesh djersën e një viti e ta marrin nëpër këmbë nuk është gjë e lehtë. Kuptojeni punën e trajnerit, se është tension çdo javë dhe kur ai nuk gjen drejtësi.

Ishte një ndeshje e barabartë, jo shumë e mirë për Partizanin në krahasim me ndeshjet e kaluara. E mirë për Vllazninë, që u shfaq e organizuar. E kam thënë edhe më parë, Asani është një lojtar shumë i rëndësishëm për të kuqtë. Prisja një skuadër më sulmuese sot nga ana e Partizanit, u shfaq një skuadër shumë e ngarkuar.

Teutës i ngeci kampionati në dorë. E them këtë, sepse ndeshjen e titullit e kishte me Partizanin, por e humbi atë. Por falë Vllaznisë është aty ku është. Fituesi nuk gjykohet por këto janë faktet. Partizani e quajti të mbaruar kampionatin pas asaj ndeshja, me festë me tifozë, ndërsa kishte ndeshjen me Vllazninë, që është më superior në përballjet direkte”, u shpreh Shkëlqim Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *