Teuta, “poker” përballë Riminit

0

Golat e Çyrbjes, Latfif, Dediçit dhe të riut Vila, i japin sinjale pozitive trajnerit Gugash Magani

Rimini – Teuta 1-4
Shënues: 5yrbja 25′, Latif 53′, Dediç (11m) 75′, Enco Vila 82′

Durrsakët kanë mundur me rezultatin e thellë 4-1 Riminin në testin miqësor të radhës që kanë zhvilluar në Itali. Të besuarit e Gugash Maganit nuk kanë zhgënjyer aspak, teksa kanë kanë dhuruar një paraqitje të kënaqshme përballë Riminit. Ka qenë Arbër Çyrbja ai i cili i ka hapur udhë fitores duke shënuar që në minutën e 25-të. 23-vjeçari po gëzon një formë të mirë dhe nën urdhrat e teknikut peqinase ka ardhur gjithnjë e në rritje. Në fraksionin e dytë ka qenë Amadu Latif, ai që ka realizuar golin e dytë. Ganezi prej dy javësh është pjesë e “djemve të detit” dhe me shumë gjasa do të jetë përforcimi i radhës për Teutë, pasi me atë që ka treguar e ka bindur stafin teknik për aftësitë e tij. 15 minuta nga fundi një ndërhyje e gabuar në zonën e vendasve në dëm të lojtarëve durrsak, e detyron gjyqtarin që të akordojë 11-metërsh. Boshnjaku Dediç mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë. Do të kishte kohë dhe për rrjetën e të riut Enco Vila, i cili është një prodhim i akademisë dhe po bën mjaft mirë. Goli i vendasve do të vlente sa për statistikë, pasi durrsakët nuk e vunë në asnjë moment në dyshim fitoren.
Trajneri Magani do të synojë që edicionin e ardhshëm të garojë për gjysmën e parë të tabelës. Sinjalet pozitive por dhe fryma e punës japin sinjale se durrsakët, mund të jetë “hirushja” e sezonit të ri, ashtu si dy vite më parë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.