Teuta po kompletohet, vijnë edhe dy përforcime

Amir Bilali dhe Burhan Mustafov janë dy lojtarët e radhës që pritet të nënshkruajnë me Teutën në merkaton e janarit. I pari që do të firmosë është Amir Bilali, ish-lojtari i Bylisit, i cili ka ndërprerë kontratën me ekipin e Rabotniçkit. Mbrojtësi nga Gostivari, i cili konfirmoi largimin për “InfOSport.mk”, tani vjen në Durrës. Kontrata e tij me klubin skadonte në qershor, por palët kanë arritur marrëveshjen për t’u ndarë që tani në janar. Zyrtarisht Bilali nuk qëndroi shumë lojtar i lirë, pasi ai firmosi me Teutën.

Afrimi i dytë i durrsakëve është Burhan Mustafov. Mesfushor i krahut të djathtë, por që mund të luajë edhe në mbrojtje. 23-vjeçari më herët është aktivizuar në kampionatin maqedonas tek skuadra e Pobeda Prilep, ndërkohë që shumë shpejt ai do të nisë punën e tij me “Djemtë e Detit”. Kështu shkon në tre numri i lojtarëve të afruar te Teuta. Vetëm pak ditë më parë kjo e fundit zyrtarizoi ardhjen e Bojan Gjorgievski, ndërkohë që listës tashmë i bashkohen edhe dy elementë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online