Shameti “lë” Kukësin për… Cikalleshin

Pas largimit të Rraman Hallaçit nga futbolli i luajtur, shiriti i kapitenit i ka kaluar Ylli Shametit. Qendërmbrojtësi gjirokastrit është një nga lojtarët më me eksperiencë që ka Kukësi, por dhe një nga më të vjetrit në skuadër. Sot, Shameti ishte autori i golit të parë të ndeshjes që i hapi udhë fitores së Kukësit ndaj Kajserisporit. Pas takimit të gjithë lojtarët kanë udhëtuar për t’u çlodhur, por kapiteni i Kukësit jo, pasi ka pasur për të takuar një mik të vjetër të tijin. Pak metra larg kompleksit të Kukësit ndodhet një tjetër hotel, ku është akomoduar dhe sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi së bashku me skuadrën e tij. Shameti nuk ka nguruar për të përshëndetur sulmuesin, të cilin e ka pasur shok skuadre kur luanin të dy te Kukësi, por e konsideron si vëllain e tij të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online