Teuta, pas furtunës a do dalë dielli?

Shumë pikëpyetje në Durrës. Me Laçin e vetmja rrugë është fitorja, pasi ndryshe situata do përkeqësohej

Në stadiumin “Roza Haxhiu” në harkun kohor të dy javëve dy trajnerë dhanë dorëheqjet. Artan Bano nuk bëri prapaktheu te Lushnja, edhe pse lojtarët kryesorë ngulmuan. Një javë më pas ishte Gugash Magani që i zhgënjyer deklaroi publikisht se cikli i tij te Teuta mbaroi dhe se disa lojtarë nuk po bënin atë që ai kërkonte. Kaq i mjaftoi presidentit Edmond Hasanbelliu që të merrte masat e para. Gjoba dhe një përjashtim, me Albi Dostin që tashmë nuk është më pjesë e Teutës. Fokusi tashmë është te ndeshja e radhës, ajo me Laçin. Ndaj kurbinasve nuk ka rrugë tjetër veç fitores për durrsakët. Masat e marra sigurisht që kanë ndikimin e vet dhe futbollistët duhet të tregojnë vlerat e tyre. Dy fitoret e marra në dy javët e para të kampionatit i bënë heronj, ndërsa tanimë situata është krejtësisht tjetër dhe e papranueshme, pasi në gjashtë javë e fundit është marrë vetëm një pikë. Presioni është i madh, ashtu si edhe te Laçi, që të hënën u mposht nga Kamza në shtëpi. Por në një kampionat ky fitoret në transferta janë kthyer në në normalitet, lind pyetja: Po pas furtunës, a do dalë dielli. Në Durrës nuk kanë rrugë tjetër, ndryshe situata do përkeqësohej edhe më shumë e mund të pritet edhe ndonjë “kokë” tjetër. E sigurt është se mobilizimi do të jetë maksimal, ndërkohë që për t’u përmendur është fakti se nuk ka asnjë lojtar të pezulluar me kartonë, apo të dëmtuar.

STATISTIKAT

“Pllaka” e rezultateve të Teutës me Laçin ka ndryshuar që para dy sezonesh, kur durrsakët morën një fitore në transfertë me kurbinasit, që nuk ishte regjistruar prej vitesh, më saktë që prej sezonit 2004-2005 kur bardhezinjtë pësonin një “thes” me gola për shkak se skuadra e u shkri dhe u përfaqësua me lojtarë të rinj kryesisht. Sezoni i shkuar pa një Teutë Superiore, që fitoi tre nga katër takimet. Dy herë në “Niko Dovana” dhe një herë në Laç triumfuan durrsakët, ndërkohë që kampionati u mbyll me një fitore të kurbinasve në javën e fundit vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online