Teuta nuk e thyen dot “murin“ e Kastriotit, e lë Laçin të udhëheqë i vetëm në Superiore

Teuta-Kastrioti 0-0

Java e 24-t i ka dhënë një tjetër fytyrë tabelës së renditjes së Kategorisë Superiore. Vllaznia ka zbritur për herë të parë nga froni, ku tashmë i ulur qendron Laçi me 44 pikë të grumbulluara. Teuta kishte mundësinë t’u bashkohej kurbinasve në krye, por nuk ia ka dalë të thyejë dot “murin“ e Kastriotit.

Skuadra e Edi Martinit është ndalur në një barazim 0-0 në “Niko Dovana“, ku krutanët ia kanë dalë të mbrohen më së miri nga sulmi i “djemve të detit“. Kështu në fund të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në përfundim të 90 minutave. Teuta renditet në vendin e 2-të së bashku me Partizanin e Vllazninë, vetëm 2 pikë larg vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Xhekson, Kuros, Hoxha, F. Beqja, Avdyli, Karabeci, E. Vila, Bregu, Plaku, L. Vila Trajner: Edi Martini

Kastrioti: Hidi, Cela, Neziri, Nuriu, , Bardhi, Moraesh, Shkalla, Rami, Mehmeti, Rezi, De Silva Trajner: Ramazan Ndreu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online