Teuta merr hak, por ishte Kamza B dhe Raçiç… qendërmbrojtës

Kupa nuk është prioritet për Kamzën, që në Durrës luajti me rezerva dhe eksperimentoi. Për durrsakët, Skënderbeu në çerekfinale

Sinjalet Kamza i kishte dhënë që në ndeshjen e vajtjes: dy kunguj nën sqetull nuk mbahen dot dhe kupa në këtë moment është një luks i tepruar. Për pasojë, Ndreu luajti pa disa titullarë në vajtje, që përfundoi 1-1, ndërsa dje ishte praktikisht Kamza B, skuadër me shumë lojtarë stoli, të cilët në kampionat nuk kanë debutuar ende, ndaj fitorja 4-0 e Teutës nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, edhe pse deri në minutën e 70-të ishte ndeshje e vërtetë.

SINJALE PËR MAGANIN – Duke përjashtuar titullarët Hërkaç e Lena, trajneri Gugash Magani hodhi në fushë gjithë titullarët, pa llogaritur rotacionin normal në portë, ku Moçka ishte titullar. Kamza e kishte mundur në fillim të muajit dhe në 3 përballje sezonale, Teuta nuk e kishte mundur asnjëherë, ndaj trajneri peqinas nuk dëshironte lojëra. Ndoshta Magani nuk e dinte që Kamza ishte me rezerva, por pak rëndësi ka. Osemene e Latif në sulm dhanë sinjale të mira, me të riun Osemene që gjeti edhe golin, por më i miri në fushë ishte Ardit Hila, i cili hapi rrugën e kualifikimit në pjesën e parë dhe e mbylli vetë, 20 minuta para fundit. Nuk ishte një ndonjë Teutë perfekte, ndonjëherë Magani u nxeh, por ritmi i ulët erdhi edhe nga një Kamzë që rrallë ngacmoi dhe e kishte mendjen te kampionati.

EKSPERIMENTET E NDREUT – Kamza, nga një Mercedes i besueshëm dhe pa asnjë defekt, dje ngjante me një makinë difektoze e pa karburant. Nuk ishte faji i skuadrës, gjithsesi, sepse trajneri Ramazan Ndreu është realist, kupa nuk është për Kamzën. Titullarët janë të stërlodhur, rezervat cilësore nuk janë me shumicë dhe nuk ishte rasti që t’i shpallej luftë Teutës. Të gjithë pushim, nga portieri Halilaj e deri te sulmuesi Plaku, ndërsa luante vetëm Stevan Raçiç, por serbi, i pezulluar në fundjavë në Shkodër, luajti si qendërmbrojtës! Me titullarët Kuqi e Fushtar që duhen ruajtur nga dëmtimet, Ndreu provoi Raçiç në mbrojtje dhe eksperienca e ndihmoi shtatlartin të bënte figurë të mirë. Gjithsesi, një sulmues në qendër të mbrojtjes nuk është zgjedhje ideale dhe penalltia e pjesës së parë mund të evitohej. Mund të evitohej edhe kartoni i kuq nga Zefi, i cili praktikisht dogji shpresat e Kamzës për kualifikim, sepse aty e tutje Teuta dominoi totalisht. Nëse Ndreu dëshironte të shihte ndonjë gjë të bukur nga rezervat, zor se ka marrë ndonjë lajm të mirë dje, edhe pse nuk ishte me nerva si pas ndeshjes kundër Luftëtarit. Nuk ia vlente të shkatërronte nervat për kupën.

Kupa e Shqipërisë / 1/8-at finale, kthim

E mërkurë, 13 dhjetor 2017, ora 13:00

Teuta – Kamza   4-0

Shënues: Hila 32’ (11-m) 70’, Beqja 82’, Osemene 87’

Teuta: Moçka, Beqja, Sykaj (Shehi 65’), Shkalla, Hakaj, Çmajçanin, Bilali, Hila (Lajthia 72’), Çyrbja ( Vila 61’), Osemene, Latif. Të gatshëm: Kastratim Beqaj, Lena, Karimi.

Trajner: Gugash Magani.

Kamza: Gjonikaj, Syziu, Leo Lelis, Raçiç, Neziri (Mumajezi 46’), Rami, Mustafa, Zefi, Hatsukov (Mehmeti 46’), Imeri, Peposhi (Rezi 75’). Të gatshëm: Lecka, Ymeraj, Arrabal, Frashëri.

Trajner: Ramadan Ndreu.

Kartonë të verdhë: Mustafa 15’, Raçiç 32’, Zefi 32’, 35’, Syziu 85’

Karton i kuq: Zefi 35’

Gjyqtarët: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Ermal Barushi, Klajdi Kola (Tiranë)

Vëzhgues: Kastriot Hysi (Tiranë)

Delegat: Plorent Kotherja (Tiranë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online