Laçi-Kastrioti dhe Teuta-Luftëtari janë dy ndeshje të kësaj jave të Superiores. Së fundmi janë mësuar edhe rreshtimet e skuadrave dhe në Laç trajneri Sulejman Starova i ka besuar të njëjtit formacion që iu besua edhe me Partizanin. Në krahun tjetër Devolli ka preferuar në mesfushë Okebugun dhe nuk e nis nga fillimi Herald Marku.
Në Durrës Teuta ka bërë gjithashtu ndryshime, Bicaj mungon dhe në qendër të prapavijës është zhvendosur kapiteni Tefik Osmani. Tredhëmbësh përpara, Bushiç do të ketë mbështetjen e Latif Amadu dhe Vajushit. Te Luftëtari Kukaj dhe Hyseni janë risitë, sikurse edhe Fili në stol.
Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 15:00
TEUTA-LUFTËTARI
Teuta: Hidi, Progni, Osmani, Arapi, Hakaj, Sidibe, Kallaku, Traore, Vajushi, Latif, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Luftëtari: Ruçi, Demo, Kukaj, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Ymeraj, Neziri, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Nertil Bregasi, Alfred Shkreta, Hermal Llapra.
LAÇI-KASTRIOTI
Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Domgjoni, Shtubina, Eller, Lushkja, Çokaj, Okpotu, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Gjyqtarë: Gilles Becker, Alain Duriex, David Matues, Juxhin Xhaja