Teuta luan për të ndalur arratinë e Tiranës dhe Partizani me shansin e artë për të bërë kthesën, emocionet që rezervon Superiorja

Java e tetë e “Abissnet Superiores“ vazhdon ditën e sotme me dy sfida të luajtura në orën 13:45. Laçi pret ekipin e Teutës, ndërsa Partizani i Ilir Dajës shkon në transfertën me Kastriotin. Dueli mes kurbinasve dhe durrsakëve pritet të jetë tejet i luftuar në fushë, pasi të dyja ekipeve u nevojitet fitora. Laçi kërkon tre pikët për tu rikthyer në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa në krahun tjetër Teutës i duhet me doemos fitorja për të mbajtur ritmin e Tiranës. Me fitoren kundër Dinamos kjo e fundit ka nisur arratinë në krye.

Ndërkohë dita e sotme do të jetë vendimtarë për Partizanin, që ka shansin e artë të bëjë kthesën në këtë kampinat. Të kuqtë janë i vetmi ekip që ende nuk ka marrë një fitore. Skënderbeu i shijoi 3 pikët e para dje e madje ndaj një rivali si Kukësi. A është tani radha e Partizanit të shpresojë për një rezultat të tillë? Mundësitë janë aty, mbetet vetëm për tu provuar gjithçka në fushën e lojës. Një fitore përkthehet në shpresë për Partizanin, por një tjetër rezultat negative do e bënte krizën të dukej pa rrugëdalje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online