Ndeshjet kundër Anglisë & Andorrës, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 8 nëntorit grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë më 12 nëntor kundër anglezëve, me ndeshjen që do të luhet duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin e “Wembley-t” ndërsa tre ditë më vonë, më 15 nëntor, Kombëtarja do të luajë ndaj Andorrës në stadiumin “Air Albania”.

Më poshtë po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje:

E hënë, 8 nëntor

  • Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të flasë në nisje të grumbullimit për listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:00.
  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 9 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.
  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 10 nëntor

E enjte, 11 nëntor

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Angli
  • Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Anglinë, ORA 18:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 12 nëntor

Ndeshja kualifikuese Angli-Shqipëri, ora 20:45, në Wembley Stadium, Angli

E shtunë, 13 nëntor

  • Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 14 nëntor

  • Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 15:30, në kompleksin “Tropikal” në Durrës
  • Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Andorrës, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 16:00.

E hënë, 15 nëntor

Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Andorra, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”,Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online