Teuta kthen pikën e fortë që e shpalli kampion në Superiore, pikëpyetja e madhe është mbi transformimin

Teuta zhvilloi ndeshjen në transfertë kundër Shamrock Rovers duke humbur 1-0 vetëm në minutat e fundit. Ky rezultat lë ende të hapur garën e kualifikimit dhe e shtyn për në Shqipëri. Por për herë të parë durrsakët kanë kthyer pikën e tyre më të fortë që e shpalli kampion edhe në Superiore, mbrojtja.

Në mediat irlandeze është folur shumë për mënyrën sesi ekipi shqiptar po arrinte të mbrohej mes disiplinës dhe vëmendjes së madhe. Një gol i pësuar në minutat e fundit nuk mund të prishi asgjë në vlerësimin e ekipit sa i përket prapavijës. Me portierin Stivi Frashëri që i falte qetësinë, një gol i pësuar nuk mund të jetë dramë në një kohë kur thuajse për 90 minuta e gjitha loja ishte e zotëruar nga Shamrock.

Pra ky aspekt mund të cilësohet si pozitiv te kampionët e Shqipërisë. Por pikëpyetja e madhe është te ndeshja e kthimit. Duke parë performancën e sotme, si mund të transformohet skuadra për të arritur te goli? Ajo që kemi parë në këtë mbrëmje nuk ishte shumë premtuese rreth sulmit kur thuajse për asnjë moment të vetëm nuk u krijua rrezikshmëria në portën e Shamrock. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online