Durrsakët do të luajnë kundër Laçit, pas masave drastike që erdhën pas humbjes me Lushnjen. Ekipi i mobilizuar në 100 për qind
Teuta do të luajë sot kundër Laçit, në një nga sidat më delikate të momentit. Durrsakët vijnë pas rezultateve zhgënjyese dhe masave drastike. Humbja kundër Lsuhnjes solli përjashtimin e Albi Dostit dhe gjobat për Hilën dhe Lenen, si një mesazh për të gjithë grupin.
Presidenti Edmond Hasanbelli nuk ka pranuar dorëheqjen e trajnerit Gugash Magani duke e rikonfirmuar në krye të stolit. Megjithatë, rikonfirmimi i tejkalon nga ndeshja kundër Laçit, pasi duhet parë nëse lojtarët do të japin maksimumin në këtë sfidë. E vetmja zgjidhje për Teutën është fitorja, për të kaluar ngërçin psikologjik dhe për të grumbulluar pikët e nevojshme në tabelën e klasifikimit.
MAGANI – Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka shkundur ekipin gjatë gjithë javës dhe masat e marra kundrejt senatorëve kanë ngushtuar “lakun” për të gjithë të tjerët. Pavarësisht problemeve që kanë shoqëruar ekipin gjatë javëve të fundit, grupi duket në gjendje të mirë dhe i bashkuar. Trajneri Magani tashmë e ka ekipin të gjithin pë vete dhe ndeshja ndaj Laçit do të jetë edhe testi i parë i rikonfirmimit. Teuta e nisi sezonin me pritshmëri dhe objektiva të mëdha, por duket se “kafshata e madhe i ngeci në fyt”. Pas fillimit të mirë nisën edhe deklaratat euforike që u shoqëruan edhe me rënien e lirë të formës së skuadrës.
LAÇI – Kurbinasit janë testi i së vërtetës për ekipin e Teutës, nga Magani e lojtarët. Takimi që do të luhet sot, prej orës 14:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të vendosë edhe për të ardhmen e ekipit. Trajneri Magani do të hedhë në fushën e lojës një ekip agresiv dhe u ka kërkuar të tijve presing që lart.
Formacioni i mundshëm i Teutës
Kastrati, Beqaj, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Lena, Çyrbja, Hila, Latif, Karim, Amadu, Osemene