Teuta, edhe një italian krah Shkëmbit

Teuta është në ditën e dytë të përgatitjeve në Ohër, për fazën në prag të sezonit të ri, duke punuar seriozisht sidomos në aspektin fizik.

Gjithçka në dorë të ndihmësve të trajnerit Bledi Shkëmbi, sepse Iris Selimi është një mjeshtër i përgatitjes fizike të futbollistëve, por nuk është i vetëm.

Teuta ka afruar edhe italianin Françesko Vitobelo, i cili në fakt nuk është një emër i ri në futbollin shqiptar.

Ndihmëstrajneri italian, i emëruar që në fillim të muajit, ka vite që jeton e punon në Shqipëri, duke qenë edhe trajner i Olimpikut në sezonin 2015/16 dhe ndihmëstrajner tek Erzeni në sezonin 2016/17.

Këtë vit Vitobelo ka marrë edhe licencë trajneri UEFA A, ndaj stafi i Shkëmbit mund të konsiderohet mëse i kompletuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *