Teuta e re zhgënjen totalisht, Lushnja merr pikë të merituar

Teuta i ka punët keq, le ta themi hapur, sepse revolucionet pa asnjë plan nuk çojnë gjëkundi dhe ndryshimi i radhës në drejtim, si dhe revolucioni në skuadër, duket se do të kërkojë kohë, kohë që në Shqipëri nuk ekziston.

Sot Teuta u ndal te barazimi 2-2 nga Lushnja luftarake, që dha gjithçka, luajti me shpirt e sakrificë, pa asnjë përforcim, duke shënuar e para dhe duke reaguar pas përmbysjes së Teutës.

Ndoshta është herët për të gjykuar, por Teutës i duhet patjetër sulmues dhe ndonjë mesfushor cilësor.

Nga ana tjetër, nuk dihet ku mund të shkojë kjo Lushnje, sepse duket qartë që është inferiore ndaj të gjithëve në shumë drejtime, por në aspektin e grintës dhe krenarisë meriton duartrokitje.

E premte,  26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA – LUSHNJA    2-2

Shënues: Beqja 24′, Çyrbja 27′ pen. / Canka 12′, Sefa 57′

TEUTA: Kastrati, Gjorgievski, Shkalla, Hrkaç, Bilali, Beqja (Kruja 55′), Çyrbja, Hila, Mustafov, Karimi (Vila 70′), Latif Amadu. Trajner: Stavri Nica

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Mone, Meto, Alushi, Papa, Pepa (Ruço 67′), Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Kartonë të verdhë: Shkalla 72′ / Mone 65′

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartari, Denis Agaraj, Klajdi Kola

GOLAT

12′ GOL LUSHNJA! Një gjuajtje nga kufiri i zonës nga Canka, devijohet me shpinë ngë një mbrojtës, që nxjerr jashtë trajektores portierin Kastrati. Lushnja në avantazh!

24 GOL TEUTA! Beqja depërton bukur dhe nga kufiri i zonës lëshon një gjuajtje shumëtë saktë, duke shënuar.

27′ GOL TEUTA! Hila ndalet me faull në zonën e Lushnjës, penallti! Gjuan qetësisht Çyrbja, gol dhe përmbysje në 3 minuta.

57′ GOL LUSHNJA! Sulm i shpejtë i Lushnjës, Canka për Alushin, ky i fundit hedh një kros perfekt në zonë dhe në qendër të saj askush nuk e mbulon Sefën, i cili me kokë shënon me lehtësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online