Abazaj nuk fal, vjen goli i dytë

Luftëtari ka bërë revolucion në janar dhe nuk pret shumë, sepse i hedh në fushë që sot tre nga afrimet e vitit të ri, me mbrojtësit Jakovljeviç e Xheksond dhe sulmuesin Shkurtaj që e nisin nga fillimi.

Në krahun tjetër, Skënderbeu është ai i zakonshmi, sepse Soue është riaftësuar në kohë rekord dhe do tëjetë në stol, me Emiljano Vilën që e nis nga minuta e parë.

E premte,  26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër

Luftëtari – Skënderbeu     2-0

Shënues: Abazaj 25′, 86′

Luftëtari:  Ruçi, Rapa (Liçaj 7′), Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson (Minga 75′), Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj (Rapo 66′). Trajner: Hasan Lika.

Skënderbeu:  Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Soue 57′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Demte 68′), Xhejms Adeniji, Vila (Krasniqi 86′). Trajner: Ilir Daja.

Kartonë të verdhë: Vila 63′, Radas 73′

Karton i kuq: Radas 73′

Gjyqtarë:  Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi

EPISODET

3′ Sulme të furishme nga Skënderbeu dhe Xhejms Adeniji godet traversën me një gjuajtje shumë të fortë nga kufiri i zonës.

31′ Kundërsulmi i Luftëtarit është i frikshëm. Sërish Abazaj del i vetëm me Shehin, e shmang, por godet shtyllën nga një pozicion mjaft i prirët!

36′ Mbrojtja e Skënderbeut në kaos, i dhuron pa dashje një top Bregut, i cili në hyrje të zonës godet fort, mbi traversë. Rast i pabesueshëm për Luftëtarin!

41′ Sërish Xhejms, te pika e penalltisë godet, por Ruçi pret me këmbë. Rast i shkëlqyer për nigerianin.

47′ Nis me Luftëtarin në sulm dhe Bregu i shkon shumë pranë golit, duke gjuajtur një goditje dënimi, me topin që del paksa jashtë.

GOLAT

25′ GOL LUFTËTARI! Abazaj, pikërisht ai, merr një top jashtë zone dhe del i vetëm me Shehin, duke mos falur!

86′ GOL LUFTËTARI! Nuk fal Abazaj, i cili shënon edhe golin e dytë dhe mbyll ndeshjen!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online