Ernest Gjoka është i ftuar në emisionin “Skaner” në “MCN Sport” ku ka folur sa i përket përfundimit të kampionatit në Superiore. Trajneri fitues i Shkëndijës së Tetovës është shprehur se Teuta e ka përgatitur veten për të arritur në këtë nivel dhe nuk ngurron që të vlerësojë presidentin Hasanbelliun.
“Kur një ekip arrin titullin kampion, atëherë i jep bazat që në fillim. Teuta e përgatiti veten e saj. Fitoi Kupën e Shqipërisë dhe pastaj Superkupën. E nisi që në start me sukses dhe kjo do të thotë shumë. Hasanbelliu nuk është nga ata që bëjnë zhurmë, që bënë polemika. Edhe kur humbet të jep dorën. Është një nga presidentët të vjetër që po mban gjallë këtë sport me investimet e tyre”, ka thënë Gjoka. /Sport Ekspres/