Teuta del në breg, Vllazninë e “tradhton” portieri

Teuta fiton pastër në shtëpi me Vllazninë dhe më në fund e lë zonën e ftohtë. Edhe pse është në të njëjtën kuotë pikësh me shkodranët është e avantazhuar sa i përket ndeshjeve direkte. Të besuarit e Gentian Begejës vulosën gjithçka në 45 minutat e para, duke e gjetur rrjetën dy herë, Fillimisht ishte kroati Ante Hrkaç që u tregua i saktë pas harkimit të Çyrbes nga një goditje këndi. Më pas mendoi një “ish” si Esin Hakaj për të shënuar golin e dytë që ishte dhe ai i qetësisë për “djemtë e detit”. Pasi sulmuesi Latif bëri gjithçka mirë duke u afruar në zonën mike goditi fort, portieri i Vllaznisë, Sherri, u tregua i pasigurt dhe nuk e neutralizoi topin, duke i dhënë mundësinë mbrojtësit që të shënonte me portën e boshatisur. Në fraksionin e dytë kuqeblutë provuan më shumë por nuk mundën që të shënonin, duke u mundur pas 2 fitoresh. Në krahun tjetër Teuta vijon me paraqitjet pozitive, sepse shkon në 5 ndeshje pa humbje.

 

Teuta 2-0 Vllaznia

Shënues: Hrkaç 32′, Hakaj 45+1′

GOLAT

32’ – Çyrbja harkon saktë nga këndi , Hrkaç në shtyllën e dytë godet me kokë duke e çuar topin në fundin e rrjetës, edhe pse Sherri e devijon lehtë me dorë.

45+1′ – Latif provon nga distanca, Sherri grushton jo saktë dhe Hakaj vigjilent e shtyn topin në rrjetë nga fare pranë portës

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, A. Bilali, Hrkaç, Hakaj, Dediç (D. Bilali 84′), Hila, Beqja (Kruja 79′), Alhasan (Mustafov 75′), Çyrbja, Latif. Trajner: Gentian Begeja. (Të gatshëm: Kastrati, Vila, Peqini, Lajthia).

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Tafili (Kalaja 68′), Krymi (Malota 83′), Vucaj, Lika (Çinari 59′), Sukaj, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. (Të gatshëm: Sleimaj, Bardulla, Pjeshka, Gurishta).

 

Gjyqtarë: Malkolm Spiteri, Kristofer Franza Alanza, Shon Kalea, Xhud Amin Utula.

Kartonë të verdhë: Gjorgjevski 35′, Dediç 64’/ Orelesi 77′, Mersini 88’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *