Teuta “blindon” sulmin duke zyrtarizuar Bubakar Traore. 20-vjeçari nga Senegali kaloi provën dhe tashmë është me efekt të plotë nën urdhërat e trajnerit Shkëmbi.
Lojtari ka qenë prej disa javësh nën vëzhgim nga stafi teknik dhe ka kaluar me sukses provën. Madje Bubakar Traore shënoi edhe në miqësoren e parë të Teutës ndaj ekipit të 19-vjeçarëve.
Senegalezi është aktivizuar sezonin e kaluar në Maltë te Tarksien Rainbo. Traore është formuar te Akademia e Torinos. Sulmuesi i bashkohet “bregdetarëve” pas afrimeve të portierit Isli Hidi, Kallaku, Gashi, Avdyli, Nderca, Shehi, Kamara dhe Deliu.