Odise Roshi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju gjatë gushtit të vitit të kaluar.
Tetë muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar, Roshi është aktivizuar për herë të parë si titullar, madje fieraku luajti për gjatë të gjithë 90 minutishin e takimit të sotëm ndaj Anzhit. Skuadra çeçene mundi fqinjët nga Dagestani me rezultatin 1 – 0. Në këtë ndeshje u aktivizuan dhe dy shqiptarët e tjerë të Ahmatit, Bekim Balaj dhe Bernard Berisha.
Kontrata e Roshit me Ahmatin përfundon në fund të këtij sezoni. E ardhmja e fierakut është ende e paqartë dhe ndoshta 6 ndeshjet e mbetura mund të rezultojnë vendimtare për vijimin ose jo të qëndrimit të 27-vjeçarit në Rusi.