Zhulio Sezar është tërhequr nga futbolli, pasi mbrëmë luajti ndeshjen e fundit me klubin e fëmijërisë, Flamengo.
Portieri 38-vjeçar, ish-Inter e Benfika, e mbylli pa pësuar gol, në fitoren 2-0 kundër Amerika Mineiros.
“Kam qarë shumë këtë javë”, tha Zhulio Sezar pas lamtumirës emocionuese.
Portieri i famshëm ka qenë titullar në dy nga tre Botërorët e fundit, ndërsa ka fituar 5 kampionate dhe një Champions League me Interin, tre kampionate me Benfikën dhe Copa America me Brazilin.