Kur të duartrokasin shkodranët…

Luftëtari fitoi dje në Shkodër, luajti thjesht e bukur, futboll i ndershëm e korrekt, me dy superlojtarë si Bregu e Abazaj që janë një luks për futbollin shqiptar. Po të mos ishin ata të dy, me shumë gjasa Vllaznia do të kishte fituar, ose të paktën nuk do të mundej, në një sfidë jetike, ku u zhyt edhe me shumë në fundin e tabelës.

Një reklamë e bukur si duhet të jetë futbolli, sepse secili duhet të mendojë për vete, pa parë renditjen e pa i ardhur keq për kundërshtarin, përtej emrit të madh. Edhe tifozët e Vllaznisë e kuptuan qartë, Luftëtari ishte superior dhe meritoi gjithçka, ndaj ata pak tifozë që ishin në Loro Boriçi duartrokitën Luftëtarin gjatë ndeshjes dhe në fund të saj.

Nëse të duartrokasin shkodranët, edhe në ditën e tyre të zezë, do të thotë që je duke bërë diçka të madhe. Luftëtari ka bërë diçka të madhe këtë sezon dhe e ka bërë në pak muaj, sepse e nisi keq sezonin dhe gaboi shumë gjëra. Me Hasan Likën u rregulluan ekuilibrat, u rikthye qetësia dhe skuadra rinisi të luante futboll lirshëm, duke qenë vetvetja dhe duke mos pasur presionin e kreut mbi vete.

Një model për çdo klub shqiptar që nuk ka buxhetin e Skënderbeut dhe që mundohet të mbijetojë me forcat e veta, me aq mundësi sa ka, pa i shtrirë këmbët me shumë se jorgani.

Një mesazh edhe për ata që çirren dhe u vjen keq që kryeqyteti dhe qytete të tjera të mëdha po mbeten pa futboll: Nuk ka rëndësi në Tiranë apo Gjirokastër, futbolli luhet kudo dhe mbijeton e ka sukses më i zgjuari, me organizim, durim e seriozitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online