Tetë formacione të ndryshme në 8 javë, pasiguritë e Montelës

 

Skema 4-3-3 e Montelës zgjati vetëm deri në humbjen e parë, ajo ndaj Lacios. Pas fitores ndaj Krotones, me Kutronen në piedestal, dhe me Kaljarin, edhe pse me vështirësi, “fundosja” kundër ekipit roman bëri që të ndryshohej moduli, duke kaluar me 3-5-2 me Bonuçin kapiten, që duhet të jepte më shumë. Asgjë më shumë false, sepse përveç 0 golave nga Spali, Milani ka pësuar 8 gola në pesë ndeshje me mbrojtjen me 3, duke treguar kufinjtë e fazës së prapavijës.

Por, ajo që është padiskutim pikëpyetja më e madhe ka të bëjë me interpretuesit e zgjedhur. Sepse, në tetë javë, kanë qenë 8 formacione të ndryshme, teksa skema me 3-5-2 është përdorur në 5 javë. Borini është padiskutim lojtari që ka ndryshuar pozicione: i vendosur në të majtë, ofensiv, kaloi mesfushor i djathtë dhe më pas gati mbrojtës. Çalhanoglu vetë mesfushor i majtë, Suso në dyshen e sulmit, fantazist apo edhe në majtë. Të vetmit në vend janë Kejsi, Bonuçi, Rodriguez dhe Donaruma.

8 formacionet e Milanit

Krotone-Milan  0-3

Donaruma; Konti, Musakio, Bonuçi, Rodriguez, Kejsi, Lokateli, Çalhanoglu, Suso, Kutrone, Borini

Milan-Kaljari       2-1

Donaruma; Konti, Musakio, Bonuçi, Rodriguez, Kejsi, Montolivo, Çalhanoglu, Suso, Kutrone, Borini.

Lacio-Milan         4-1

Donaruma; Kalabria, Musakio, Bonuçi, Rodriguez, Kejsi, Montolivo, Çalhanoglu, Suso, Kutrone, Borini

Milan-Udineze  2-1

Donaruma;  Musakio, Bonuçi, Romanjoli, Rodriguez, Kalabria, Kejsi, Bilia, Bonaventura, Suso, Kaliniç

Milan-Spal           2-0

Donaruma; Zapata, Bonuçi, Romanjoli, Abate, Kejsi, Bilia, Çalhanoglu, Rodriguez, Silva, Kaliniç

Sampdoria-Milan             2-0

Donaurma; Zapata, Bonuçi, Romanjoli, Abate, Kejsi, Bilia, Bonaventura, Rodriguez, Suso, Kaliniç

Milan-Roma       0-2

Donaruma; Musakio, Bonuçi, Romanjoli, Borini, Kejsi, Bilia, Çalhanoglu, Rodriguez, Silva, Kaliniç

Inter-Milan         3-2

Donaruma; Musakio, Bonuçi, Romanjoli, Borini, Kejsi, Bilia, Bonaventura, Rodriguez, Silva, Suso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *