Pas barazimit ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen kualifikuese për Europianin U-21, Alban Bushi ka fluturuar përnë Gjeorgji, për të drejtuar për herë të parë kombëtaren U-20, e sapoformuar.
Një ekip rezervë për ekipin U-21, me shumë lojtarë 18-19 vjeçarë, pa eksperiencë te Shpresat, ndaj nuk është se kishte ndonjë synim për rezultat pozitiv.
Synimi i Bushit ishte thjesht vëzhgimi i lojtarëve dhe nisja e punës për t’i pasur sa më shpesh bashkë këta lojtarë, prej nga disa do të shkojnë në ekipin U-21, sepse realisht është një ekip shumë i talentuar, me emra si Zeka, Basha, Sahiti, Mustafa e Rubin Hebaj.
Edhe për shkak të kohës së paktë, U-20 ka zhvilluar shumë pak seanca stërvitore dhe nuk është formuar ende si ekip, ndaj humbje 3-0 në në stadiumin “David Pettiashvili Area” të Gjeorgjisë është normale.
Gjeorgjianët, që në nivel moshash po punojnë shumë më tepër nga ne, shënuan që në minutën e nëntë, ndërsa në minutën e 44-t Shqipëria humbi një 11-metërsh, me mesfushorin Agim Zeka që nuk ia doli të shënonte.
Në pjesën e dytë Bushi bëri shumë zëvendësime dhe loja jonë ra, ndaj në minutat 69 e 73 erdhën edhe dy golat e tjerë gjeorgjianë.
Shqipëria: Mario Dajsinani (’75 Tafa), Leonardo Maloku (’55 Duka), Ilirian Ceka (’55 Hoxha), Shaqir Tafa (Nuri ’55), Arbër Basha (’65 Marishta), Kristjan Bushaj, Agon Muçolli (’65 Bushi), Rubin Hebaj, Emir Sahiti (’65 Asllani), Agim Zeka, Valdrin Mustafa