Vedat Muriqi është sulmuesi kryesor i Rizersporit, klub që mund t’i humbasë shërbimet e tij në muajin janar. Nga Turqia vjen lajmi se për Muriqin interesohet Gallatasaraj, klub gjigant atje. Ndër të tjera thuhet se Fatih Terim e ka dhënë “OK”-in.
Plani është që Muriqi të jetë alternativë për sulmin, pasi klubi turk po mendon të afrojë edhe një tjetër sulmues. Aktualisht Derdijok është shënuesi më i mirë i Gallatasarajit me 7 gola. Për sulmuesin e Kosovës do të kishim të bënim me një hap gjigant.
Këtë sezon Muriqi ka arritur të shënojë në Superligë 5 gola në 17 ndeshje me fanellën e Rizesporit, çka ka bërë që te Gallatasaraji ta shohin si një opsion për sulmin. Tanimë mbetet për t’u parë nëse mes klubeve do të arrihet një marrëveshje për transferimin e sulmuesit shtatlartë.