“Tërheqin vëmendjen vetëm golat e bukur”! Starova për Skënderbeun: Shihni golavarazhin, skandal!

0

Sulejman Starova ka bërë një vlerësim sa i përket paraqitjes së Skënderbeut në këtë sezon të Superiores. Duke ditur dënimin që kanë korçarët në Europë, shumëkush e quan renditjen aktuale të ekipit të Dajës si një arritje më vete pasi pritej edhe llogaria për mbijetesën.

Nga ana tjetër trajneri i njohur shqiptar e sheh ndryshe Skënderbeun. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”, Starova nuk ngurron që të shprehet ndryshe nga mendimet e përgjithshme.

“Atje tërheqin vëmendjet vetëm ato golat e bukur që bëhen ndonjëherë. Po shihni pak golavarazhin e Skënderbeut, ka shënuar 38 gola dhe ka pësuar 42 gola. Po është skandal fare ky lloj golavarazhi. Prandaj vetëm ato super golat që e bëjnë më të bukur ekipin. Cilësitë nuk i mungojnë asaj skuadre, i ka të shumtë. Pastaj ata luajnë për veten e tyre se nëse nuk do të luajnë mirë, nuk i kërkon asnjë ekip”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.