Tërbuni rigjen lojën dhe pikët, Egnatia dorëzohet

Gani Pema

Tërbuni mbas pesë javësh arriti të fitojë në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës kundër Egnatias së vendit të dytë. Falë punës së mirë të bërë nga punëtorët e stadiumit, dje para ndeshjes gjenda e tij ishte e normalizuar dhe takimi u zhvillua, pasi edhe mund të shtyhej. Megjithatë, duhet theksuar se dje skuadra pukjane ka triumfuar, ndërsa Egnatia e dalë nga objektivat dje është dorëzuar në fund dhe ka dalë e mundur.

Fillimisht ka shënuar Baze për miqtë dhe ka barazuar Nimani për skuadrën pukjane. Melani ka qenë shënuesi i radhës për Egnatian duke i çuar shifrat në 1-2, ndërsa pak minuta më vonë, sërish Nimani shënon golin e dytë. Barazohen shifrat në 2-2. Por, ka menduar Gjini me një gol mjaft të bukur duke kaluar edhe mbrojtësit e përgjumur të Egnatias dhe rezultati përfundimtar regjistrohet 3-2!   

Një fitore e artë për Tërbunin, sidomos për moralin, por edhe për renditjen, sepse nuk e mbyll i fundit në grupin play-out. Tani e kanë radhën 8 finale, por nëse Tërbuni është ai i djeshmi, me siguri do të mbijetojë, sepse kundër Egnatias u pa skuadra e bukur e fundvitit të shkuar. 

TRAJNERËT

Pas ndeshjes trajneri vendas, Kreshnbik Krepi tha: “Jam i kënaqur për fitoren, dominuam ndaj skuadrës mike dhe morëm 3 pikët. Nuk do e diskutojmë në asnjë moment mbijetesën”. Kurse trajneri mik, Vladimir Gjonaj, tha: “Kushtet atmosferike të papërballueshme kanë pasur ndikimin e vet. Një ndeshje e bukur, ne erdhëm për pikë, por Tërbuni e meritoi fitoren”.

Tërbuni – Egnatia    3-2

Shënues:  Nimani 34’, 42’, Gjini 66’ / Baze 32’, Melani 36’,  

Tërbuni: Mehidri, Rrustemaj, Prendi, Beci, Balaj, Pepa, Hasaj, Mezini, Taku (Hoxha 58’), Gjini (Shaba 88’), Nimani. Trajner: K. Krepi.  (Në dispozicion: Rexhepi, Shytani, Blinishta, Zagani, Arkanjo).

Egnatia: Birja, Melani, Vogli, Antony, Baze, Nako, Dosti, Baholli, Selimaj, Okebuku (Gjyla 46’), Rexhepi (Gomez 52’). Trajner: V. Gjonaj. (Në dispozicion: Haremi, Mile, Agbodike)

Gjyqtarë: A. Gjeçi, R. Dobruna, A. Zalla, R. Muska (Tiranë)

Vëzhgues: Servet Bogdani (Durrës)

Delegat: Anastas Buneci (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Hoxhaj 80′ Pepa 88′ Nimani 90′ / Dosti 44′, Selimaj 63′, Baholli 66′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online