Teoria konspirative i frikëson të gjithë në Spanjë! Barcelona rrezikon Europa League, Bayern Munich mund t’i lërë ndeshjen Interit nga…Lewandowski

Një teori konspirative i ka frikësuar të gjithë në Spanjë. Interi është kthyer në faktor të rëndësishëm për të kaluar grupin, pavarësisht llogarive të mëparshme ku dy vendet e para ndaheshin mes Bayern Munich dhe Barcelona. Por nga çfarë frikësohen realisht në Spanjë? Aktualisht është Bayern në vendin e parë me 9 pikë, pas tyre vjen Interi me 6 pikë dhe më pas Barcelona me tre pikë, ndërsa në fund renditet Plzen. Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi, katalanasit nuk kanë gjithçka në dorën e tyre.

Europa League mund të rrezikohet seriozisht nëse do të varen nga takimi i fundit i grupeve në Champions League mes Bayern Munich dhe Interit. Në Spanjë pretendojnë se drejtuesit e klubit të gjermanëve janë ende shumë të irrituar me Barcelonën për vetë mënyrën sesi morën Lewandowskin. Për këtë arsye, nuk do të ishin të befasuar nëse gjermanët do të lëshonin pe me zikaltërit në takimin e fundit që të ishin italianët që të kalonin më tutje dhe jo spanjollët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online