Nga shkrimi i “Sport Ekspres” te deklarata e Canës në Ora Sport, media në Poloni tregon optimizmin e shqiptarëve: A do të jetë Polonia si Hungari për Brojën?

Kombëtaret kanë njohur rivalët e tyre dhe tashmë mund të fillojnë të mendojnë për kualifikueset e Euro 2024. Përpos zërit të opinionit vendas, “Sportowy24.pl” u ka sjellë polakëve edhe zërin tjetër, atë çfarë opinioni sportiv kundërshtar mendon për shortin. Media në fjalë ka pasqyruar shkrime dhe deklarata të abmientit shqiptar në lidhje me shanset për kualifikim në grupin E.

Artikulli i medias polake nis me shkrimin e publikuar nga “Sport Ekspres” një ditë më parë, në të cilën kemi paraqitur bilancin që kuqezinjtë kanë me Kombëtaren e Polonisë si dhe kemi ngritur pyetjen nëse do të përsëritet rasti si me Hungarinë, duke fituar për herë të parë në histori falë golave të Brojës.

Më tej “Sportowy24.pl” ka sjellë për lexuesit e saj edhe deklaratat e bëra në emisionin “Ora Sport” të transmetuar në “Ora News”. Në këto deklarata përfshihet ajo e Edmond Ruços, që duket besimplotë për Shqipërinë, si dhe ajo e Lorik Canës, që flet për shanset e kuqezinjve në këto kualifikuese. Nisur nga këto, media në fjalë e sheh optimist ambientin mediatik dhe sportiv në Shqipëri, pasi besojnë për të mbërritur në Gjermani në vitin 2024./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online