Te Craiova ka një situatë të tensionuar para ndeshjes me Vllazninë. Kjo skuadër nuk ka arritur që të marrë fitore në tre ndeshjet e para të këtij sezoni të ri. Gjithçka shpërtheu pas takimit të fundit me Cluj, që përfundoi me barazimin 1-1.
Ndërkohë presidenti i klubit, Sortin Cartu, i ka treguar derën trajnerit Balint nëse eliminohet nga Vllaznia në turin e dytë të Conference League. “Nuk do të bëjë analizë radikale tani. Duhet të kualifikohemi, ka shpresa, por është e detyrueshme, kualifikim.
Nuk dua të mendoj për asgjë tjetër tani. A erdhi Balint në ekip që të kishte një mundësi tjetër përveç kualifikimit në ndeshjen me shqiptarët? Ai as që duhet ta mendojë një opsion tjetër. Turpet nga e kaluara janë shumë të mëdha”, tha Cartu. /Sport Ekspres/