Tensioni te Polonia që i bën mirë edhe Shqipërisë, trajneri i Rusisë pret te dera “fundin e hidhur”

Paulo Sousa erdhi në drejtimin e Polonisë në muajin janar duke zëvendësuar Jerzy Brzeczek. Rezultatet e marra deri tani nuk kanë bindur aspak drejtuesit e Federatës, për të mos folur rreth pakënaqësive të mëdha të tifozëve. Në Europianin që lamë pas Polonia dështoi që të kalonte grupin dhe u eliminua menjëherë nga grupet, pavarësisht përfshirjes së një ylli si Robert Leëandoëski në organikë.

Në mediat polake e tregojnë qartësisht planin se Federata e Futbollit po përgatit trajnerin e ri në rastin e dështimit të Sousa. Nëse Polonia do të dështojë në kualifikimin për në Botëror, shkarkimi do të jetë i menjëhershëm. Varianti i parë që ofrohet është tekniku që drejtoi Rusinë në Europian, Stanislav Crerzvesov, që ka shprehur dëshirën për të drejtuar polakët. Kjo klimë tensioni dhe ndjenjë pasigurie e trajnerit Sousa i bën mirë edhe Shqipërisë që gjendet në të njëjtin grup me të, me dëshirën e madhe për t’u renditur në vendin dhe për të lënë pas Poloninë me Hungarinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *