Tension te Partizani, ka grindje mes lojtarëve

Deri në Kukës gjithçka po ecte vaj te Partizani, të gjithë të lumtur për shkak të fitoreve dhe elozhe pa fund për qetësinë që kishte futur në skuadër trajneri Klevis Dalipi.

Megjithatë, ka mjaftuar shkërmoqja e Kukësit që tensioni të rikthehet dhe ka disa lojtarë që nuk janë aspak të qetë, duke nisur nga Jasir Asani, i cili ishte mjaft nervoz.

Dje e ka pasur radhën Edgar Çani të zbrazë nervat, sepse edhe të grindur me Jurgen Bardhin. Një përplasje në stërvitje ka bërë që lojtarët të ngrenë tonet, ndërsa ka ndërhyrë trajneri Dalipi, por edhe me të Çani nuk është qetësuar, duke vijuar debatin.

Për momentin nuk ka asnjë masë zyrtare nga klubi i kuq, pasi përpara është sfida delikate me Skënderbeun, por të hënën vetëm fitorja u vë kapak problemeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *