Trajneri i Ajaksit, Erik ten Hag, ishte natyrisht i dërrmuar nga humbja në sekondat e fundit kundër Totenhemit.
“Ishim kaq pranë, e kishim merituar, por ajo sekondë e mallkuar në fund…
“U thashë lojtarëve në pushim që nuk kishte mbaruar ende, dallohej qartë nga sjellja e lojtarëve të Totenhemit. Ata besonin ende.
“Kur topi i Zijesh goditi shtyllën në shtesë, merrte fund për Totenhemin, por nuk fajësoj dot askënd. Zhvilluam një Champions të mrekullueshëm dhe jemi rritur shumë si ekip. Është diçka e vështirë për t’u gëlltitur, nuk mund të flas gjatë”.