Telenovelë e re në Itali pas Nara-Icardi, ish-gruaja frikëson Tottin me deklaratën publike: Kam parë gjëra që shkatërrojnë 50 familje

Në Itali ka nisur një telenovelë të re dhe rolet kryesore janë luajtur nga Francesco Totti dhe ish-bashkëshortja e tij Ilary Biazi. Në fillim të vitit, futbollisti i njohur italian u divorcua nga Ilary pas dy dekadash martesë. Në rrëfimin e tij për një gazetë italiane, legjenda e futbollit zbuloi se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia bashkëshortore. Ai pretendon se Ilary kishte marrëdhënie jashtë martesore dhe se kur e mori vesh, ra në depres.ion.

“Thashethemet filluan të më vinin. ‘Shiko, Ilary ka dikë tjetër’. Në fakt më shumë se një. Më dukej e pamundur, por mesazhet i gjeta”, tha ndër të tjera Totti. Nuk vonoi shumë dhe përgjigja e ish gruas së tij. Ilary është shprehur përmes avokatit të saj Alessandro Simeone. “Unë i kam mbrojtur gjithmonë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj t’i mbroj. Mbrojtja e fëmijëve është prioriteti im i parë. Të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre. Në vitet e kaluara kam parë gjëra që mund të shkatërrojnë rreth 50 familje”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online